Njehsorë të tjerë zbulohen me afat të skaduar dhe pasaktësi, KEDS gjobitet me 110 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.06.2026, 08:56

Verifikimi i njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka vazhduar edhe gjatë muajit maj.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, nga verifikimet e kryera është konstatuar se 18 njehsorë kanë qenë me afat të skaduar të validitetit, dy njehsorë kanë rezultuar me miratim tipi të tërhequr, ndërsa 30 të tjerë kanë pasur pasaktësi në datë dhe orë.

Bazuar në këto gjetje dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut i ka shqiptuar KEDS-it gjoba në vlerë prej 110 mijë eurosh.

Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit i janë dorëzuar edhe KESCO-s, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar.

Sipas njoftimit, procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit