Pas Diellës, lind Ylli! Roboti për fermerët e harruar nga shteti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.06.2026, 16:33

Qeveria ka prezantuar “Ylli”-n si asistentin e parë virtual për fermerët shqiptarë, një platformë e bazuar në Inteligjencën Artificiale që synon të sjellë informacion në kohë reale për skemat e subvencioneve, tregjet, çmimet dhe praktikat në bujqësi. Projekti është pjesë e Portalit të Fermerit dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë synon të modernizojë sektorin përmes digjitalizimit dhe aksesit të lehtë në shërbime.

Në bujqësi dhe blegtori, ndërkohë, “risitë” përplasen me problemet e vjetra, toka e fragmentuar, kostot e larta të prodhimit, mungesa e mekanizimit dhe tregu i paqëndrueshëm që shpesh e lë fermerin në mëshirë të çmimit të ditës. Në blegtori, situata mbetet po aq e rëndë, me rënie të numrit të krerëve, ushqim të shtrenjtë për kafshët dhe mungesë mbështetjeje të qëndrueshme që e bën aktivitetin gjithnjë e më pak fitimprurës.

Kështu, ndërsa “Ylli” prezantohet si hapi i ri i madh drejt modernizimit të bujqësisë, pyetja që ngrihet është sa mund të ndryshojë realisht një aplikacion në një sektor që ende vuan nga probleme bazike strukturore. A do të jetë kjo një ndihmë konkrete për fermerin, apo thjesht një tjetër shtresë digjitale që do të rrjep buxhetin e shtetit për mirëmbajtje mbi të njëjtat vështirësi të vjetra?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit