Ditën e sotme kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë Fierin, ndërsa në disa segmente rrugore të qendrës së qytetit ka nisur puna për riparimin e dëmtimeve dhe mbushjen e gropave.
Sipas denoncimeve të qytetarëve, këto ndërhyrje po kryhen në prag të vizitës zyrtare edhe pse rrugët kanë qenë të dëmtuara dhe me probleme të vazhdueshme prej vitesh dhe se ankesat e tyre s’janë marrë kurrë në konsideratë.
Banorët shprehen se segmentet pranë Bashkisë dhe ish-universitetit “UFO” kanë qenë prej vitesh në gjendje të amortizuar, duke sjellë vështirësi për automjetet dhe lëvizjen në qendër të qytetit.
Por me ndërhyrjet e fundit të ditës së sotme, qytetarët ndihen të indinjuar që rruga po rregullohet sa për sy e faqe vetëm prej vizitës së kryeministrit dhe jo nevojave që kanë ato.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje, si kaluat? Jam nje qytetar nga Fieri dua te denoncoj nje rast ne qendër te Fierit mbas bashkisë te ish universiteti UFO sot vjen Edi Rama kjo rrug ka me shum nga 5 vjet qe kemi folur per kte rrug jan gropat qamet sot qe vjen ky mbushen gropat turp po na shkatërrohen makinat dhe ku ne qender. Shifeni 2 or para se te vjen ai shum turp