Festimet për fitoren e PSG-së kthehen në tragjedi, konfirmohen dy viktima në Paris

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.06.2026, 15:55

Festimet për triumfin historik të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve janë zbehur nga ngjarje tragjike që kanë tronditur kryeqytetin francez. Autoritetet kanë konfirmuar një viktimë të dytë të lidhur me incidentet e ndodhura gjatë kremtimeve në Paris.

Sipas mediave franceze, një burrë është gjetur i pajetë në lumin Senë. Hetimet paraprake tregojnë se ai kishte rënë në ujë gjatë festimeve, ndërsa dyshohet se ndodhej nën efektin e alkoolit. Shkaku i mundshëm i vdekjes është mbytja.

Ndërkohë, një tjetër person ndodhet në gjendje kritike në spital pasi ka rënë gjithashtu në lumin Senë në rrethana të ngjashme. Mjekët po luftojnë për t’i shpëtuar jetën.

Ngjarja shënon viktimën e dytë të regjistruar pas suksesit të PSG-së në finalen e Champions League. Më herët, një burrë humbi jetën pasi motoçikleta që drejtonte u përplas me një barrikadë të vendosur nga autoritetet për të kontrolluar trazirat dhe kaosin e krijuar gjatë festimeve.

Autoritetet franceze vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidenteve që kanë kthyer festën e madhe të tifozëve parizienë në një seri ngjarjesh të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit