Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, tronditet vendi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2026, 15:10

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fabrikën e fishekzjarreve Ta’ Lourdes në zonën e Magħtabit, në veri të Malta, duke shkaktuar panik në zonën përreth dhe duke dërguar re të mëdha tymi në ajër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30–06:35 të mëngjesit, kur një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga disa detonime të tjera më të vogla, përfshiu ambientet e fabrikës. Forca e shpërthimit theu xhama dhe dridhi ndërtesat përreth, ndërsa mbetje u shpërndanë në zonë.

Sipas autoriteteve policore, në momentin e incidentit nuk ndodhej asnjë punonjës i licencuar brenda objektit. Dy persona, të moshës 67 dhe 47 vjeç, banorë të St. Paul’s Bay, ndodheshin në fusha pranë fabrikës duke punuar, kur u goditën nga vala e shpërthimit. Ata pësuan lëndime të lehta dhe u transportuan me ambulancë në spital.

Dëshmitarë okularë thanë se shpërthimi i parë ishte aq i fortë sa zgjoi banorët nga gjumi, ndërsa një re e madhe tymi u ngrit mbi zonë. Sipas raportimeve lokale, shpërthime të vogla dytësore vijuan për disa orë pas incidentit.

Kryeministri i Maltës Robert Abela reagoi në rrjete sociale, duke shprehur solidaritet me të prekurit dhe duke konfirmuar se ekipet e emergjencës u angazhuan menjëherë në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit