Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e pasdites

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.06.2026, 15:22

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, më 2 qershor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja do të bëhet për shkak të realizimit të disa punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit dhe do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.

Pa ujë do të mbesin zonat: Arbëria, Dardania, Rruga e Tiranës dhe rruga “Driton Hoxha”. “Ekipet tona do të jenë të angazhuara për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt”, thotë KRU

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit