Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në pikën doganore të Kapshticës në Korçë, ku sipas tij, për përdorimin e tualeteve publike kërkohet pagesë nga një person që rri aty pranë.
Ai thotë se ky individ që shihni në pamje të veshur me xhup blu, u merr para qytetarëve që hyjnë për të përdorur tualetin në territorin e doganës.
Sipas tij, personat që refuzojnë të paguajnë përballen me presion dhe ndiqen deri në hyrje të ambienteve të brendshme të tualetit. Qytetari ngre shqetësimin se kjo praktikë po vijon prej kohësh dhe krijon pakënaqësi te udhëtarët që kalojnë në këtë pikë kufitare.
Ai ka dyshime se kjo nuk është një praktikë e autorizuar nga vetë dogana, por një veprim i paligjshëm i një individi që kërkon të shfrytëzojë udhëtarët që kalojnë nëpërmjet kësaj pike doganore. Për këtë arsye, ai kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve përkatëse për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave të nevojshme.
Qytetari i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore që të sqarojnë rastin dhe të garantojnë që shërbimet publike në dogana të jenë falas dhe të aksesueshme pa abuzime.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq, Doja te ndaja nje shqetesim lidhur ne dogane e kapshtices ne korce
Ne banjot publike te doganes rrin nje person i cili ju merr pages te gjith atyre personave qe duan te shkojn ne Tualatin e doganes a ka institucione pergjese qe duhet tembajn pergjegjesi a duhet te reagoj policia ndaj keti personi a drejtori i doganes a e shikon kete gje e shum pyetje te tjera presim nje prgj ju lutem
I paska dal pronari dhe tualeteve publike te doganes kapshtic. Po po ky me xhup blu ju merr leket njerzve. AI QE SPaguan i shkon mbrpa der brenda ne tualet Deri kur ti marri leket 50 lek te vjetra per cdo person