Vullkani Kilauea në Hawaii ka hyrë sërish në një fazë aktive shpërthimi, duke rikthyer vëmendjen e shkencëtarëve dhe autoriteteve që po monitorojnë nga afër situatën.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), aktiviteti vullkanik është intensifikuar ditët e fundit, ndërsa ekspertët parashikojnë se fenomeni mund të arrijë kulmin rreth datës 1 qershor. Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga zona tregojnë rrjedha të fuqishme llave dhe shatërvanë zjarri që ngrihen nga krateri, duke krijuar një spektakël natyror mbresëlënës.
USGS po ndjek në kohë reale zhvillimet përmes sistemeve të monitorimit dhe transmetimeve online, duke ofruar përditësime të vazhdueshme mbi ecurinë e shpërthimit.
Kilauea, i vendosur në Ishullin e Madh të Havait, konsiderohet një nga vullkanet më aktivë në botë dhe aktiviteti i tij studiohet vazhdimisht nga shkencëtarët për të kuptuar më mirë proceset vullkanike.
Deri tani nuk janë raportuar pasoja apo dëme nga shpërthimi i fundit, ndërsa autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën dhe të informojnë publikun për çdo zhvillim të ri.