Çdo përvjetor martese ka një personifikim ngjyrash, ja se çfarë duhet të dhuroni

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21.03.2017, 14:06

Ditët e përvjetorëve, vit pas viti, festohen nga çiftet si një kujtesë për ditën e martesës. Çdo vit ka një simbol që shoqërohet edhe me një festë sipas rastit.

wedding-aniversary_1490100538-1998988

Dhuratat dhe simbolet e viteve të martesës:

  1. Në vitin e parë të martesës festohet përvjetori i pambuktë. Në këtë ditë dhurohen çokollata të mbyllura me një letër rozë.
  2. Në vitin e pestë të martesës festohet përvjetori i mëndafshtë dhe ëmbëlsirat mbështillen me një letër në nuancë të kaltër.
  3. Në vitin e 10-të të martesës festohet përvjetori i kutive, të cilat mbështillen me ngjyrë të verdhë.
  4. Në vitin e 15-të të martesës festohet përvjetori i porcelantë, dhuratat mbështillen me letër me nuancë bezhë.
  5. Në vitin e 20-të të martesës festohet përvjetori i kristaltë, dhuratat mbështillen me letër të verdhë.
  6. Në vitin e 25-të të martesës festohet përvjetori i argjendtë dhe ngjyra është e njëjtë me përvjetorin.
  7. Në vitin e 30-të të martesës festohet përvjetori i perlave. Dhuratat duhet të mbështillen me ngjyra të kaltër deti.
  8. Në vitin e 35-të të martesës festohet përvjetori i safirit. Gjatë kësaj dite sundon nuanca e kaltër.
  9. Në vitin e 40-të të martesës festohet përvjetori i smerald. Gjatë kësaj dite sundon nuanca e gjelbër.
  10. Në vitin e 45-të të martesës festohet përvjetori i rubinit, dhuratat duhet të mbështillen me ngjyrë të kuqe.
  11. Në vitin e 50-të të martesës festohet përvjetori i artë dhe, sigurisht, është ngjyra e artë që sundon këtë festë.
  12. Në vitin e 55-të të martesës festohet përvjetori i fildishtë dhe nuanca e bardhë e fildishtë duhet t’i mbulojë dhuratat e bashkëshortëve.
  13. Në vitin e 60-të të martesës festohet përvjetori i diamantë dhe dhuratat mbështillen me letër të bardhë./ Express

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit