Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i kreut të PL, Ilir Meta.
Lajmin e ka konfirmuar dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi teksa po hynte në SPAK.
Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024 ndërsa i është dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.
Meta do të shoqërohet nesër në Çepan të Skraparit, ku edhe i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit.