Sa zbriti nga furgoni, 62-vjeçari korçar përplaset për vdekje nga një makinë tjetër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2026, 15:50

Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë–Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Tren.

Sipas informacionit paraprak, viktima, identifikuar me inicialet L. Sh., kishte zbritur nga një furgon kur është goditur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi F. P., 47 vjeç, banues në Devoll.

I dëmtuari u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e automjetit, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Dosja i është përcjellë Prokurorisë së Korçës, e cila do të vijojë me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit