Mbetje spitalore dhe shishe birrash në bregdetin e Vilë Bashtovës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2026, 13:41

Një pushues i Vilë Bashtovës këtë të dielë, ka raportuar në redaksinë tonë një problem tepër shqetësues që lidhet me praninë e mbetjeve të ndryshme në bregdetin e plazhit më të virgjër të vendit.

Ai thotë se në bregdet ka konstatuar një sasi të madhe mbetjesh spitalore të llojeve të ndryshme, të cilat janë tepër të rrezikshme dhe të papranueshme në një hapësirë publike bregdetare. Ndërkohë që përveç tyre ka vërejtur edhe mbeturina ushqimore, si dhe shishe birre të lëna pas nga persona që kanë frekuentuar plazhin për piknik apo argëtim.

Ai shprehet se një situatë e tillë jo vetëm që dëmton rëndë imazhin e zonës turistike, por përbën edhe rrezik potencial për ndotjen e mjedisit dhe përhapjen e infeksioneve, sidomos në rastin e mbetjeve me origjinë spitalore.

Ai i bën thirrje autoriteteve lokale dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për pastrimin e zonës dhe hetimin e burimit të këtyre mbetjeve, si dhe për forcimin e kontrolleve për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Qytetari kërkon gjithashtu ndërgjegjësim më të madh nga vizitorët për ruajtjen e pastërtisë së bregdetit dhe respektimin e mjedisit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit