Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore po përballet me një valë të fortë të nxehti pranveror, me temperatura shumë të larta nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda deri në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Itali. Sipas ekspertëve, fenomeni lidhet me një “kupolë nxehtësie”, një sistem me presion të lartë që vjen nga Afrika e Veriut dhe bllokon ajrin e nxehtë mbi kontinent, duke rritur ndjeshëm temperaturat.
Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se këto ngjarje janë bërë më të shpeshta në 25 vitet e fundit. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku dhe ekspertëve të Imperial College London, Evropa po ngrohet me ritëm më të shpejtë se pjesa tjetër e botës, me rritje mesatare rreth 2.5°C krahasuar me periudhën para-industriale, ndërsa valët e të nxehtit po bëhen më intensive dhe më të gjata për shkak të ndryshimeve klimatike.
Raportet e fundit të Agjencisë Botërore Meteorologjike të OKB-së paralajmërojnë se pesë vitet e ardhshme do të sjellin temperatura pranë rekordeve globale, me mundësi për një vit më të nxehtë ndonjëherë para vitit 2031. Ekspertët dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kanë bërë thirrje për reduktim urgjent të emetimeve dhe përshpejtim të tranzicionit drejt energjive të rinovueshme për të frenuar ngrohjen globale.