Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova është zemër e Serbisë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2026, 22:49

Një grup maturantësh serbë në Mitrovicë janë dëgjuar duke thirrur sloganin “Kosova është zemër e Serbisë” gjatë ceremonisë të organizuar për shënimin e përfundimit të shkollimit të mesëm.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku dëgjohen duke brohoritur në frymë shoviniste.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga institucionet lidhur me rastin, ndërsa edhe para disa ditësh disa maturantë serbë kanë provokuar në mënyrë të tillëm madje ata mbanin në duar flamus serb e rus.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit