Tensione në Zvërnec, efektivët u përgjigjen protestuesve me spraj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.05.2026, 14:03

Protesta e banorëve në Zvërnec ka vijuar mes tensioneve dhe përplasjeve me efektivët. Banorët kanë tentuar të shkatërrojnë rrethimin me tela dhe kanë hedhur gurë drejt efektivëve të cilët janë vendosur gardh para tyre. Policët janë përgjigjur me spraj.

Protestuesit e konsiderojnë situatën si një shpronësim faktik pa zgjidhje përfundimtare ligjore. Ata pretendojnë se toka është pronë e tyre e trashëguar. Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit