Hajnat thyejnë xhaminë në Keqekollë, marrin arkën me para

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2026, 13:43

Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e një xhamie.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje, ndërsa të dyshuarit kanë hyrë brenda objektit fetar dhe kanë vjedhur arkën e parave.

Shuma e parave që ndodhej në arkë ende nuk është bërë e ditur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit