Katër karabinierë nën hetim në Itali pas vdekjes së shqiptarit Elton Bani

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.05.2026, 12:01

Katër efektivë të karabinierisë italiane janë vendosur nën hetim lidhur me vdekjen e 41-vjeçarit shqiptar Elton Bani, ngjarje e ndodhur në gusht 2025 në Sant’Olcese, pranë Genovas. Sipas mediave italiane, fillimisht dy prej tyre u regjistruan si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” pasi përdorën armën elektrike (taser) gjatë një operacioni policor që përfundoi me vdekjen e shqiptarit.

Më pas, hetimet janë zgjeruar duke përfshirë edhe dy karabinierë të tjerë të pranishëm në vendngjarje, të cilët akuzohen për falsifikim të aktit publik. Akuza lidhet me mospërputhje mes procesverbaleve zyrtare të hartuar nga efektivët dhe dëshmive të dy fqinjëve okularë, të cilët pritet të merren në pyetje nga prokurorja Paola Calleri, që drejton hetimin.

Sipas versionit të karabinierëve, përdorimi i taserit ishte i domosdoshëm pasi Elton Bani dyshohej se ishte agresiv dhe po i kundërvihej forcave të rendit. Ndërkohë, dëshmitarët okularë japin një tjetër version, duke thënë se 41-vjeçari nuk ishte i armatosur dhe u godit disa herë edhe pasi ishte rrëzuar në tokë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se goditja e fundit me armë elektrike shkaktoi arrest kardiak fatal, ndërsa në trupin e viktimës janë gjetur edhe gjurmë kokaine, të cilat konsiderohen si faktor kontribues në ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit