Familjarët e 60-vjeçarit Surja Sula kanë kontaktuar sërish redaksinë e JOQ Albania, pasi ende nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij, 6 ditë pas zhdukjes.
Sipas tyre, Surja Sula humbi të dielën e kaluar dhe është parë për herë të fundit në zonën e Selitës, në Tiranë. Pavarësisht kërkimeve dhe denoncimit të bërë në Komisariatin nr. 6, deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Të shqetësuar për fatin e të afërmit të tyre, familjarët bëjnë një tjetër thirrje publike për ndihmë, me shpresën se dikush mund ta ketë parë ose të ketë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij.
Nëse keni parë 60-vjeçarin Surja Sula ose dini diçka mbi vendndodhjen e tij, ju lutemi kontaktoni familjarët në numrin: +355 69 211 8224.