Europa në alarm, rritet me 400% numri i materialeve të abuzimeve seksuale me fëmijë të krijuara me AI

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.05.2026, 15:58

Shfrytëzimi seksual online i fëmijëve po rritet ndjeshëm në Bashkimin Europian, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për shtimin alarmues të materialeve abuzive të krijuara me inteligjencë artificiale. Sipas Observatorit “Better Internet for Kids”, gjatë vitit 2025 u raportuan mbi 4.5 milionë raste me përmbajtje potencialisht të paligjshme online, ku më shumë se gjysma lidhej me materiale të abuzimit seksual të fëmijëve. Organizata Internet Watch Foundation thekson se 63% e URL-ve globale me përmbajtje të tillë janë hostuar në vendet e BE-së.

Bullgaria rezulton vendi më problematik në BE për numrin e faqeve kriminale të hostuara, e ndjekur nga Holanda dhe Rumania. Ndërkohë, rritje të konsiderueshme janë regjistruar edhe në Francë dhe Gjermani. Në nivel global, Bullgaria kryeson me 28% të faqeve të identifikuara, ndërsa SHBA dhe Holanda renditen pas saj. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për përdorimin në rritje të inteligjencës artificiale për krijimin e materialeve abuzive, me një shtim prej 400% gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Organizata Missing Children Europe ngre shqetësimin për lidhjen mes ngacmimit seksual online dhe zhdukjes së fëmijëve. Sipas të dhënave, një në pesë fëmijë në Evropën Perëndimore ka përjetuar ngacmim ose abuzim seksual online para moshës 18-vjeçare. Vetëm gjatë vitit 2025 janë identifikuar 92 raste ku ngacmimi seksual online ishte i lidhur drejtpërdrejt me zhdukjen e një fëmije.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit