Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun, pranë resortit “Lyonis” në Shëngjin. Flakët kanë përfshirë pemë dhe bimësi në këtë zonë, ndërsa po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, situata paraqitet shqetësuese, ndërsa tymi dhe flakët janë të dukshme në një sipërfaqe të gjerë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të tyre.