Vdes 13 vjeçari nga Kumanova pas goditjes nga makina derisa ishte me trotinet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2026, 15:42

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë në fshatin Çerkez te Kumanovës, në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup. Sipas MPB-së në aksident janë përfshirë një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës i drejtuar nga F.S. (24), dhe nje trotinet elektrik i drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar.

Si pasojë i përplasjes, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm te Kumanovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Drejtuesi i automjetit është privuar nga liria në Stacionin Policor të Kumanovës, Ne vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori Publik dhe dhe ekipi i SPB Kumanovë, të cilët kan kryer ekspertizën dhe pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit