Një aksident rrugor është regjistruar vetëm pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në zonën e njohur si Kolsh.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion me targa AB 891KA ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka dalë nga korsia, duke përfunduar jashtë rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga kamioni pa pësuar lëndime.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem në sistemin e frenimit të mjetit, ndërsa rrethanat e plota pritet të sqarohen nga autoritetet.