“Po na rrezikohet jeta”, shembjet në rrugën Elbasan-Librazhd bllokojnë qytetarët në trafik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2026, 16:14

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar situatën që prej kohësh po vijon në aksin Elbasan–Librazhd, një nga segmentet më të rëndësishme rrugore të vendit që shërben çdo ditë për mijëra qytetarë që udhëtojnë drejt juglindjes.

Ai thotë se kjo rrugë që duhet të ishte një urë lidhëse e lehtë dhe funksionale, është shndërruar prej kohësh në një burim të vazhdueshëm vonesash, nervash dhe rreziku për drejtuesit e mjeteve.

Punimet që po zhvillohen në këtë segment kanë sjellë bllokim thuajse të plotë të qarkullimit, duke krijuar kolona të gjata kilometrike dhe pritje që zgjasin për orë të tëra. Në këto kushte, qytetarët mbeten të bllokuar mes vapës, pluhurit dhe zhurmës së mjeteve të rënda, shpesh pa asnjë informacion apo orientim mbi lëvizjen.

Shqetësimi më i madh lidhet me sigurinë rrugore. Mjetet e punimeve operojnë në afërsi të menjëhershme me automjetet që kalojnë, ndërsa hedhja e inerteve dhe gurëve pranë rrugës rrit ndjeshëm rrezikun për dëmtime apo aksidente të mundshme.

Në këto rrethana qytetarët kërkojnë ndërhyrje më të mirë organizative dhe zgjidhje sa më të shpejtë për normalizimin e qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit