“Kjo është cilësia e ‘punimeve’ në Durrës, asfalti i ri plasaritet dhe shembet”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2026, 14:17

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar gjendjen aktuale të rrugës “Prishtina” në qytetin e Durrësit.

Sipas saj, segmenti rrugor ndodhet në një gjendje të shkatërruar, ndërsa punimet e kryera vitin e kaluar nuk kanë rezultuar aspak cilësore.

Kjo është gjendja e rrugës Prishtina në Durrës. Kjo është cilësia e punimeve që bën kryetarja e bashkisë Durrës. Rruga është në gjendje skandaloze. Asfalti i sapo shtruar është plasaritur dhe shembur”, shprehet qytetarja në denoncimin e saj.

Qytetarja ngre shqetësime mbi cilësinë e ndërhyrjeve infrastrukturore në zonë, ndërsa u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të reagojnë dhe të verifikojnë situatën në terren pasi është e turpshme që rruga “rregullohet” pas kaq shumë vitesh por punimet janë sa për t’u mbyllur gojën banorëve dhe marrë votën për zgjedhjet e ardhshme.

Ajo thotë se rruga që u shtrua vitin e kaluar dhe u përurua gjithë krenari nga kryebashkiakja Emiriana Sako ka përfunduar në gjendje skandaloze dhe të turpshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit