Aksident me fatalitet në Zllapek, vozitësi largohet nga vendi i ngjarjes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2026, 12:08

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Zllapek.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor.

“Sipas informacioneve fillestare, vozitësi është larguar nga vendi i aksidentit, duke e lënë veturën aty”, ka deklaruar Gashi.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe prokurori, të cilët po merren me rastin dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit