Njerëzit e zgjuar nuk dallohen vetëm në jetën e përditshme, ata janë po aq të kujdesshëm edhe në rrjetet sociale. Nuk postojnë për vëmendje apo për t’u dukur, sepse e dinë shumë mirë se çdo gjë që ndan online ka pasoja.
Ja disa gjëra që ata thjesht nuk i hedhin në internet:
Planet e udhëtimit Po, fotot nga pushimet janë qejf, por postohen pasi je kthyer në shtëpi. Përndryshe, po i tregon botës që nuk je në shtëpi… dhe kjo s’është ide e mirë.
Pamje nga shtëpia Brendësia e shtëpisë, lagjja, detaje të jetës private, këto mbahen për vete. Nuk e di kurrë kush po të sheh.
Komente impulsive Ajo që shkruan sot mund të të ndjekë për vite. Njerëzit e zgjuar mendojnë dy herë para se të postojnë, jo vetëm para se të flasin.
Fëmijët e tyre Postimet për fëmijët mund të duken të pafajshme, por rrezikojnë privatësinë dhe sigurinë e tyre. Prindërit e kujdesshëm e dinë këtë.
Vendet e preferuara dhe rutina Vendndodhja, lokalet e preferuara, oraret, të gjitha këto krijojnë një “hartë” të jetës tënde. Dhe nuk është ide e mirë që dikush ta ketë.
Gjërat e shtrenjta që zotërojnë Makina, bizhuteri, marka luksoze, sa më pak ekspozim, aq më pak rrezik. Pasuria nuk ka nevojë për reklamë.
Ankesat për punën Rrjetet sociale dhe puna nuk përzihen mirë. Një postim i gabuar mund të të kushtojë shumë më tepër sesa mendon.
Biseda private Mesazhet dhe bisedat nuk janë për publikun. Postimi i tyre mund të shkatërrojë besimin dhe marrëdhëniet.
Informacione financiare Edhe një detaj i vogël mund të përdoret kundër teje. Mashtrimet fillojnë pikërisht nga këto “copëza” informacioni.
Qëllimet dhe planet e mëdha T’i thuash botës për planet para se t’i realizosh? Ide jo e mirë. Shpesh, kjo të heq motivimin për t’i çuar deri në fund.