Çmimi i naftës mbetet i pandryshuar, benzina ulet për 1 cent

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2026, 10:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot, ku vërehet se çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas vendimit të fundit, nafta (dizeli) vazhdon të shitet me çmim maksimal prej 1.58 euro – litri, ndërsa benzina ka pësuar ulje për 1 cent krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1.52 euro – litri.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet 0.74 euro – litri.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit