Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku janë përplasur një automjet tip “Tiguan” me targa të Kosovës dhe një kamionçinë e vogël.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për JOQ Albania se nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve udhëtonin në automjetin “Tiguan”, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionçinës.
Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje tregojnë se mjeti “Tiguan” ka pësuar dëmtime të konsiderueshme nga përplasja e fortë, ndërsa të lënduarit janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore.
“Deri në momentin që u futën në ambulancë nuk ishin mirë”, shprehet qytetari që dërgoi pamjet në redaksinë tonë.
Policia është njoftuar dhe pritet të zbardhë rrethanat e aksidentit, ndërsa deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.