E rëndë në Ulqin: Shqiptari i Kosovës vret partneren e tij nga Lezha, më pas i vë flakën shtëpisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2026, 18:15

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Ulqin të Malit të Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëjetuesen e tij shqiptare dhe më pas i ka vënë flakën banesës ku jetonin së bashku.

Sipas mediave malazeze, ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodër, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet D.N., 36-vjeçe, shtetase shqiptare.

Policia njofton se rreth orës 00:30 është raportuar një zjarr në një banesë në Ulqin. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët kanë gjetur trupin e pajetë të gruas brenda banesës.

Pak më vonë, policia ka identifikuar dhe vënë nën kontroll shtetasin Bashkim Gashi, 46-vjeç nga Kosova, i cili kishte marrë djegie nga zjarri. Ai u transportua fillimisht në spitalin e Tivarit dhe më pas në Qendrën Klinike të Podgoricës, ku po trajtohet nën mbikëqyrjen e policisë.

Sipas autoriteteve malazeze, dyshohet se 46-vjeçari ka kryer “vrasje të rëndë”, më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, burime për JOQ Albania bëjnë me dije se e reja shqiptare ishte nga Lezha dhe dyshohet të ketë qenë shtatzanë. Megjithatë, ky pretendim nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Në koordinim me Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë, policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trupi i 36-vjeçares është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, i cili pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit