Sot në plazhin e Velipojës, një Jet Ski është parë duke bërë manovra të rrezikshme shumë pranë pushuesve, madje mbi kokat e fëmijëve dhe personave që ndodheshin në ujë.
Ngjarja ka shkaktuar panik te pushuesit, ndërsa dëshmitarët thonë se mjeti lëvizte me shpejtësi të frikshme pranë bregut, në një kohë kur plazhi ishte i mbushur plot.
Me nisjen e sezonit veror, qytetarët kërkojnë kontrolle dhe masa më të forta për motorët e ujit, për të shmangur tragjedi të tjera në plazhet shqiptare.
Sipas tyre, mungesa e sigurisë në zonat bregdetare po kthehet në një rrezik serioz për familjet dhe fëmijët.