Aksident i rëndë në Baypass-in e Fierit, plagosen 4 persona

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.05.2026, 16:20

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, pranë fshatit Mbrostar, ku dy automjete që po lëviznin në të njëjtin drejtim janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe dy turistë të huaj. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit