Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas! Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.05.2026, 15:21

Grabitja e Aeroportit të Rinasit është rikthyer sërish në vëmendje, pasi vëllezërit Klement Çala dhe Eldi Çala kanë depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë. Përmes avokatëve Evjola Shehu dhe Neshat Fana, ata kërkojnë shfuqizimin e vendimit aktual dhe rikthimin e çështjes për rigjykim, duke pretenduar se gjatë procesit janë shkelur standardet e procesit të rregullt ligjor dhe të drejtat e tyre kushtetuese.

Për dosjen e grabitjes së bujshme të ndodhur më 9 prill 2019 në aeroportin e Rinasit, Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg. Në total, për të gjithë anëtarët e grupit kriminal janë konfirmuar 122 vite burg. Sipas hetimeve, grupi kishte organizuar me detaje grabitjen, duke siguruar automjete, armë, mjete për hapjen e dyerve të emergjencës dhe duke studiuar lëvizjet e parave në aeroport.

Gjatë grabitjes u morën rreth 4.6 milionë euro nga barku i një avioni në Aeroportin e Rinasit. Prokuroria identifikoi si organizator të operacionit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë pas ngjarjes. Dy vëllezërit Çala u arrestuan në mars 2020 në Qerret, si të dyshuar për drejtimin dhe organizimin e grupit të grabitësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit