Xhandarmëria franceze ka lëshuar një paralajmërim për shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar në zonat rurale dhe të pyllëzuara, pasi në lindje të Francës janë vërejtur drerë me sjellje të çrregullt. Sipas autoriteteve, disa prej tyre po lëvizin në mënyrë të pazakontë pranë rrugëve, duke rritur rrezikun për aksidente.
Autoritetet shpjegojnë se kjo sjellje lidhet me konsumimin e frutave të fermentuara që gjenden në natyrë gjatë pranverës, si dhe me sytha e bimësi të dekompozuar. Këto substanca mund të ndikojnë në koordinimin dhe orientimin e kafshëve të egra.
Për këtë arsye, drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të jenë veçanërisht vigjilentë gjatë udhëtimeve në këto zona, pasi drerët mund të shfaqen papritur në rrugë dhe të shkaktojnë situata të rrezikshme.