Kontroll në burgun e Fushë-Krujës, në qeli gjenden celularë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.05.2026, 09:25

Forcat Operacionale dhe ato Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar mbrëmjen e kaluar një aksion kontrolli të detajuar në IEVP Fushë-Krujë, si pjesë e masave të përforcuara për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në institucion.

Operacioni është realizuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, ndërsa procesi i kontrolleve është koordinuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Drejtuesi i Lartë Paulin Rajta.

Verifikimet janë shtrirë si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të burgut, duke përfshirë sektorin e observimit, regjimin e brendshëm dhe zonën e njohur si brezi i butë i sigurisë.

Gjatë kontrolleve, në hapësirën mes Godinës A dhe ambienteve të observimit, efektivët kanë zbuluar të fshehura brenda një çorapeje një telefon celular të markës “Samsung”, një kabllo karikimi dhe një palë kufje.

Sipas njoftimit zyrtar, sendet e sekuestruara janë referuar për vijimin e procedurave hetimore dhe veprimeve të mëtejshme ligjore, ndërsa për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit