“Zona pranë ADEX në Vlorë e mbushur plot me mbeturina, Bashkia s’merr asnjë masë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.05.2026, 23:26

Një situatë shqetësuese po denoncohet nga qytetarët dhe bizneset pranë postës ADEX në Vlorë, në afërsi të Kishës Ortodokse, ku zona paraqitet në gjendje të rënduar për shkak të mbeturinave dhe mungesës së pastërtisë.

Sipas denoncimit, ambienti përreth është i mbushur me kartona, mbetje dhe plehra të shpërndara kudo, duke krijuar një pamje të papërshtatshme dhe kushte të vështira për bizneset që operojnë në këtë zonë.

Qytetarët pretendojnë se mbeturinat vijnë nga ambientet e postës, gjë që sipas tyre ka ndikuar në përkeqësimin e situatës së pastërtisë në zonë.

Përveç problemit me mbeturinat, një tjetër shqetësim i madh mbetet parkimi i pakontrolluar i automjeteve përpara hyrjeve të bizneseve, duke bllokuar aksesin e klientëve dhe duke penguar aktivitetin normal të punës së përditshme.

Banorët dhe bizneset shprehen se kanë njoftuar disa herë institucionet përkatëse, por sipas tyre nuk është marrë asnjë masë konkrete as nga Bashkia e Vlorës dhe as nga institucionet përgjegjëse.

“Shpresa na ka mbetur vetëm tek ju,” – shprehen denoncuesit, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për pastrimin e zonës dhe vendosjen e rregullit në parkim, në mënyrë që situata të mos vazhdojë të përkeqësohet.

Qytetarët kërkojnë më shumë kontroll, pastërti dhe respekt për hapësirat publike, duke theksuar se gjendja aktuale është bërë e papranueshme për jetën dhe punën e përditshme në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit