I preu rrugën “Audi-t”, aksidentohet për vdekje i riu me motor në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2026, 15:59

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë në zonën e njohur si “Univers City”.

Një i ri i cili po udhëtonte me motor ka humbur jetën pasi është përplasur me një mjet tip “Audi”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i riu po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara kur i preu rrugën makinës që po lëvizte në të njëjtin aks.

Pritet mbërritja e policisë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identitetin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin Azem Marku rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Denis Gaxha rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Denis Gaxha ndërsa shtetasi Azem Marku është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit