Partia socialiste dekoron ish-të burgosurin deputet, Jurgis Çyrbja

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.05.2026, 16:05

Në Shqipëri politika vazhdon të sfidojë logjikën me një talent që do ta kishte zili edhe Hollivudi. Dikur dekoratat jepeshin për mësues që sakrifikonin jetën në arsim, për mjekë që shpëtonin njerëz apo për qytetarë me kontribute të jashtëzakonshme. Sot, publiku sheh skena që të bëjnë të kontrollosh dy herë lajmin për të kuptuar nëse është realitet apo skeç.

Në Durrës u zhvillua një ceremoni ku ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja mori një mirënjohje për kontributin në parti. Dhe këtu nis paradoksi shqiptar: në vend që skandalet politike të shërbejnë si dalje nga skena, duket sikur po shndërrohen në eksperiencë pune.

Sepse historia bëhet edhe më e çuditshme kur kujton se Çyrbja ishte përfshirë në një proces të rëndësishëm hetimor dhe ndaj tij pati akuza që lidhen me korrupsion zgjedhor, përkrahje të personave në kërkim dhe nxjerrje sekretesh shtetërore. Çështja u kthye në një nga dosjet më të diskutuara politike, me SPAK që evidentoi komunikime dhe lidhje që u bënë pjesë e debatit publik.

Por mesa duket në politikën shqiptare gjithçka ka një lexim tjetër. Disa largohen nga skena pas një skandali, të tjerë duket se marrin një foto kujtimi, një shtrëngim duarsh dhe një falënderim ceremonial.

Në fund të fundit, publiku mbetet me pyetjen ironike: mos vallë kemi hyrë në kohën kur biografia politike nuk dëmtohet më nga problemet, por pasurohet prej tyre? Sepse në Shqipëri shpesh ndodh që sa më i fortë të jetë stuhia, aq më e madhe del ombrella politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit