Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.05.2026, 15:07

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” në Mengël ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta të nxënësit të saj, vogëlushit Algit, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një automjet një ditë më parë. Ngjarja ka tronditur komunitetin shkollor dhe banorët e zonës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, stafi pedagogjik ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e fëmijës, duke e përshkruar atë si një “engjëll të vogël” që u largua shumë herët nga jeta. Në mesazhin e shkollës thuhet: “Sot zemrat tona janë të thyera… Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë”.

Stafi i shkollës ka përcjellë ngushëllimet e sinqerta për familjen e vogëlushit, duke u solidarizuar me dhimbjen e tyre në këtë moment të rëndë dhe duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për mësuesit dhe shokët e klasës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit