Bashkia Tiranë i jep 600,000€ për 7 ditë Nikolla Çaçit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.05.2026, 14:09

Pak ditë pasi "Tirana Parking", nën drejtimin e Flavio Barçit, i dorëzoi një kontratë prej 120,000 eurosh kompanisë "R.S. & M" për mirëmbajtjen e sinjalistikës, tender ky i zhvilluar në kushtet e mungesës totale të konkurrencës, një tjetër lëvizje e dyshimtë financiare vjen nga Bashkia e Tiranës.

Dokumentet e reja zyrtare tregojnë se Nikolla Çaçi, pronarit të "R.S. & M", i është dhënë një tjetër kontratë e majme, këtë herë për "Blerje boje për sinjalistikë

Kjo kontratë e re për blerjen e bojës shton pikëpyetjet mbi mënyrën se si po menaxhohen fondet publike nga institucionet e Bashkisë së Tiranës. Nikolla Çaçi dhe kompania e tij vijojnë të jenë përfituesit kryesorë të tenderave që lidhen me sinjalistikën rrugore në kryeqytet.

Siç është raportuar më herët, kompania "R.S. & M" është një emër i njohur në fushën e prokurimeve publike, shpesh e shoqëruar me "flamuj të kuq" për rrezik korrupsioni, mungesë konkurrence të vërtetë, apo urdhra sekuestroje në të kaluarën.

Brenda një harku kohor shumë të shkurtër, kompania në fjalë ka siguruar dy kontrata të rëndësishme nga institucione të ndryshme, por të varura nga i njëjti ombrellë pushteti, Bashkia e Tiranës. Pra për 7 ditë Çaçi ka përfituar nga Bashkia Tiranë 600,000€.

Kjo seri tenderash ngre dyshime të forta nëse po shkojmë drejt një monopoli të faktuar në tregun e sinjalistikës rrugore, ku kriteret e tenderave duket se janë të dizajnuara për t'i hapur rrugën fituesve të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit