Kamikazi me Benz futet në parakalim në tunelin e Llogarasë, rrezikon jetën e qytetarëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.05.2026, 22:12

Një situatë shqetësuese është regjistruar në Tunelin e Llogarasë, ku një automjet tip “Benz” është konstatuar nga qytetarët teksa kryen parakalime të gabuara dhe me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesve të tjerë të mjeteve.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shoferi ka kryer parakalim brenda tunelit, në një segment ku manovra të tilla janë të ndaluara, duke krijuar rrezik të madh për përplasje dhe aksidente zinxhir.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim mes drejtuesve të mjeteve, të cilët theksojnë se në këtë segment rrugor shpesh evidentohen shkelje të rregullave të qarkullimit dhe sjellje të rrezikshme në trafik.

Qytetarët apelojnë për shtim të kontrolleve policore dhe monitorim më të rreptë në tunel, me qëllim parandalimin e situatave të ngjashme që mund të përfundojnë me pasoja tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit