“Ishte ‘tapë’ dhe u kthye në burim aksidenti, po ecte në mes të rrugës”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.05.2026, 22:09

Një situatë e pazakontë dhe mjaft e rrezikshme është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Labinot-Fushë, ku një person, i dyshuar në gjendje të dehur, ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të drejtuesve të mjeteve.

Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar ka fiksuar momentin kur ky person shfaqet fillimisht në cep të rrugës, por më pas futet brenda vijave kufizuese të asfaltit. Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, personi po ecte i pashqetësuar mbi rrugën ku makinat kalojnë me shpejtësi, duke u kthyer në një burim potencial për aksident.

Qytetari ka shkruar për JOQ:

"Një njeri i dehur në rrugë, në Labinot-Fushë, Elbasan. Tani para 5 minutash doli në cep të rrugës, po ishte duke ecur në asfalt brenda vijave."

Siç shihet edhe nga pamjet, drejtuesve të mjeteve u është dashur të tregojnë kujdes maksimal dhe të manovrojnë për të shmangur një përplasje të mundshme me këmbësorin. Ky aks rrugor njihet për qarkullim të shpejtë dhe raste të tilla shpesh kanë përfunduar në tragjedi.

JOQ Albania u bën thirrje shoferëve që kalojnë në këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si edhe autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë në kohë, për të shmangur ndonjë aksident të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit