Helmi i bletës shkatërron qelizat e kancerit

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 25.05.2026, 17:10

Një studim i publikuar në revistën prestigjioze “npj Precision Oncology” ka ngritur shumë diskutime në rrjet, pasi studiuesit pretendojnë se helmi i bletës arriti të shkatërrojë qeliza agresive të kancerit të gjirit brenda vetëm 60 minutash.

Sipas kërkimit të kryer nga “Harry Perkins Institute of Medical Research” në Australi, përbërësi kryesor i helmit të bletës, i quajtur “melittin”, sulmon membranën e qelizave kancerogjene dhe bllokon sinjalet që i ndihmojnë ato të shumohen.

Vetë autorja e studimit, Dr. Ciara Duffy, deklaroi: “Melittin mund të shkatërrojë plotësisht membranat e qelizave të kancerit brenda 60 minutash.”

Studiuesit testuan helmin e 312 bletëve dhe vunë re efekt të fortë sidomos tek format më agresive të kancerit të gjirit, si “triple-negative” dhe HER2-positive, ndërsa qelizat normale u prekën shumë pak. (perkins.org.au)

Megjithatë, ekspertët theksojnë se rezultatet janë ende laboratorike dhe nuk do të thotë se helmi i bletës është një kurë e provuar për njerëzit. Deri tani nuk ekziston asnjë terapi e miratuar kundër kancerit që përdor helm blete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit