Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2026, 16:41

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e tij, sipas burimeve zyrtare.

Mësohet se dorëheqja është dorëzuar përmes postës dhe aktualisht është në pritje të shqyrtimit dhe vendimit përfundimtar nga drejtori i përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita.

Alushi kishte marrë drejtimin e Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas një procesi konkurrimi të zhvilluar për herë të parë në bazë të ligjit të ri për strukturën e policisë. Vendimi i tij vjen pas rreth një viti e gjysmë në këtë detyrë, ndërsa pritet të sqarohen më tej arsyet dhe pasuesi në krye të këtij institucioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit