Trualli i stërgjyshit fut në sherr dy fise, 6 viktima dhe mbi 100 të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.05.2026, 16:56

Në rajonin Cauca të Kolumbisë, përplasjet mes dy komuniteteve indigjene, Misak dhe Nasa, kanë çuar në një konflikt të dhunshëm për çështje pronësie toke, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Sipas autoriteteve lokale, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve.

Konflikti mes dy komuniteteve, që zgjat prej dekadash, është përshkallëzuar me përdorim të gurëve, hanxharëve dhe armëve të zjarrit. Tensionet u rritën pasi një organ qeveritar në Kolumbi vendosi t’i japë zyrtarisht tokën komunitetit Nasa, vendim që u refuzua nga pala Misak.

Gjatë përleshjeve janë raportuar edhe shtëpi të djegura, persona të rrëmbyer dhe vrasja e një prej drejtuesve të komunitetit Misak, Luis Enrique Tunubalá. Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi mënyrën e zgjidhjes së konflikteve të vjetra të tokës dhe mungesën e zbatimit efektiv të vendimeve shtetërore në terren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit