“Të çmendurit e rrugës s’njohin limite! Parakalim i rrezikshëm në aksin Sarandë-Tepelenë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2026, 16:19

Një qytetar ka denoncuar një rast të rrezikshëm në qarkullimin rrugor, që sipas tij ka ndodhur pasditen e së shtunës, më 17 maj, në aksin Sarandë–Tepelenë, teksa po kthehej nga pushimet së bashku me familjen.

Ai thotë se rreth orës 19:00, një automjet me targa AB 770 KL ka kryer një tejkalim të rrezikshëm, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Duke ditur se aksidentet po shtohen çdo ditë e më tepër dhe shumë prej tyre kanë pasoja fatale, qytetari kërkon më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga drejtuesit e mjeteve në rrugë, ndërsa apelon që institucionet përkatëse të marrin masa për raste të tilla që rrezikojnë sigurinë rrugore.

Denoncimi i qytetarit:

Deshta te njoftoj per nje rast qe me ka ndodhur te shtunen me 17 maj ne aksin rrugor Sarande-Tepelene rreth ores 19.00 kjo makina me targa vendore AB 770 KL ka bere tejkalim te rrezikshem duke na rrezikuar gjithe familjen ishte shume rast shume i rrezikshem, ne ishim duke u kthyer nga pushimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit