Po e prishët fejesën pa arsye të fortë, ishi mund t’ju hedhë në gjyq

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2026, 15:53

Fejesa nuk konsiderohet vetëm një premtim emocional, por në raste të caktuara mund të sjellë edhe pasoja juridike. Kjo është bërë e ditur nga avokati nga Kosova Petrit Llavdoci, i cili ka shpjeguar se ligji për familjen në Kosovë e trajton fejesën si një angazhim me efekte ligjore.

Sipas tij, nëse njëri prej të fejuarve tërhiqet nga fejesa pa një arsye të fortë dhe të justifikuar, pala tjetër mund të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Këto dëme mund të përfshijnë shpenzimet e ceremonisë së dasmës, humbje financiare, humbje të mundshme në punë, si edhe kthimin e dhuratave të fejesës.

Avokati sqaron se askush nuk mund të detyrohet me ligj të martohet me dikë, por prishja e fejesës pa motive të vlefshme mund të trajtohet në rrugë gjyqësore.

Sipas tij, afati për paraqitjen e një padie lidhur me prishjen e fejesës është deri në dy vite.

Deklarata ka ngjallur diskutime në rrjet, pasi shumë qytetarë nuk janë në dijeni se fejesa në Kosovë mund të ketë edhe pasoja juridike, përtej aspektit personal dhe familjar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit