Një biznes në Tiranë ka denoncuar në JOQ Albania një parukier të identifikuar si Aurel Rrushiti, për një borxh prej 5000 eurosh që sipas tyre nuk është kthyer prej më shumë se një viti, pavarësisht kontratës noteriale dhe premtimeve të vazhdueshme për pagesë.
Sipas dokumenteve të siguruara nga JOQ, mes palëve është firmosur një kontratë huaje ku përcaktohej kthimi i shumës me këste mujore. Por sipas denoncueses, asnjë nga pagesat e premtuara nuk është kryer.
Në bisedat e publikuara, personi në fjalë shihet duke kërkuar vazhdimisht kohë dhe duke përsëritur fraza si: “do t’i sjell nesër”, “më jep edhe pak kohë”, “do jem korrekt”, ndërsa pala tjetër shprehet se ka 1 vit që pret pa marrë asnjë qindarkë.
Biznesi pretendon se ka humbur besimin pas muajsh justifikimesh dhe zvarritjesh, ndërsa paralajmëron se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.
JOQ Albania disponon:
* kontratën noteriale të huasë, * biseda ku pranohet borxhi, * mesazhe me premtime të përsëritura për pagesë.