SHQIPTARËT U BOJKOTUAN, 90% E PARADISTËVE TË YLBERAVE ISHIN TË HUAJ

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 24.05.2026, 22:51

Çudia në rrugët e Tiranës nuk ishin ngjyrat e ylberit apo flamujt me kombinime nga më të ndryshmet e më të çuditshmet, por prania e një influence dhe fryme jo shqiptare.

E cila marshoi në rrugët e kryeqytetit duke u përpjekur të thyejë barrierat e një kombi të ndërtuar mbi vlera tradicionale, të cilat bien në kontradiktë me atë çfarë u demonstrua në rrugë.

Për shumë qytetarë, kjo nuk u pa thjesht si një paradë apo manifestim simbolik, por si një tentativë për të sjellë në Shqipëri një frymë që nuk lidhet me kulturën, traditën apo mënyrën se si është ndërtuar familja shqiptare ndër vite.

Fakti që pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin të huaj vetëm sa e forcoi më shumë këtë perceptim, duke ngritur pyetjen se pse individë apo organizata nga jashtë duhet të vijnë e të promovojnë modele sociale që krijojnë përplasje dhe debat në një shoqëri me identitet e vlera të veta.

Nuk munguan komentet ironike të qytetarëve, ku disa prej tyre shpreheshin se atmosfera dukej më shumë si një skenë e organizuar me ‘aktorë të paguar’ sesa një lëvizje që buron natyrshëm nga realiteti shqiptar.

Për shumë njerëz, kjo nuk ishte çështje urrejtjeje apo përjashtimi, por shqetësimi se Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me tentativa për të normalizuar kultura dhe modele që nuk përfaqësojnë shumicën e familjeve shqiptare.

Në gjithë këtë atmosferë të krijuar për të tërhequr vëmendje dhe për të promovuar një narrativë të caktuar, ironikisht Anxhela duket se ruan më shumë dinjitet sesa vetë ata që financojnë dhe shtyjnë këtë lloj spektakli publik.

Qytetarët shprehin mendimin se Shqipëria ka probleme shumë më të mëdha për t’u zgjidhur dhe se importimi i kauzave që ndajnë shoqërinë nuk përfaqëson prioritetin apo frymën e shumicës së familjeve shqiptare. Ata cilësojnë se familja tradicionale mbetet një nga themelet kryesore të identitetit kombëtar dhe çdo tentativë për ta sfiduar atë sjell automatikisht reagim dhe kundërshti.

Mesaduket për Europën mendimet e shqiptarëve qenkan ende ‘shumë të prapambetura’ për frymën që po promovohet sot. Me këtë logjikë, mesa duket anëtarësimi në BE s’do vijë në 2030, por ndoshta nga 2080… derisa shqiptarët të përshtaten me standardet që po u serviren çdo ditë.

Për shumë qytetarë, ajo që u pa nuk përfaqësonte realitetin apo kulturën shqiptare, por më tepër një model të importuar që po tentohet të normalizohet përmes ekspozimit publik dhe mbështetjes institucionale.

Debati u bë edhe më i madh nga prania e fëmijëve në këtë marshim, duke ngritur pikëpyetje tek shumë prindër mbi kufirin mes lirisë së shprehjes dhe ruajtjes së një ambienti të përshtatshëm për të miturit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit