Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident të ndodhur së fundmi, ku automjeti i tij i parkuar është përplasur nga një tjetër mjet, pranë zonës së pallateve Çabej.
Sipas denoncuesit, personi që ka shkaktuar aksidentin ka qenë në timon me një fëmijë të vogël, me një makinë “C-Class” ngjyrë të zezë. Makina e dëmtuar ndodhej e parkuar në momentin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar pa lënë asnjë kontakt.
Qytetari i bën thirrje drejtuesit të mjetit që ta kontaktojë brenda ditës së sotme për të zgjidhur situatën në mirëkuptim, përpara se rasti të ndiqet përmes pamjeve filmike dhe denoncimit zyrtar.