Në një kohë kur shumica e fëmijëve kalojnë orë të tëra të zhytur pas telefonave, rrjeteve sociale dhe lojërave elektronike, dy vogëlushë nga Lura kanë zgjedhur një rrugë krejt ndryshe: ruajtjen e traditës dhe muzikës popullore shqiptare.
Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video e veçantë nga një festival muzikor i zhvilluar në zonën e Lurës, ku dy vogëlushët 8-vjeçarë, Brian Batalli dhe Erald Buçi, kanë impresionuar publikun me interpretimin e një kënge humoristike me motive nga Shqipëria e Veriut.
Të veshur me kostume tradicionale popullore dhe me një pasion që rrallë shihet në këtë moshë, dy fëmijët kanë sjellë atmosferë, emocione dhe shumë duartrokitje nga të pranishmit në festival.
Performanca e tyre nuk u vlerësua vetëm për talentin në këngë, por edhe për mesazhin e bukur që përcjell: ruajtjen e identitetit, traditës dhe kulturës shqiptare në një kohë kur teknologjia po zëvendëson gjithnjë e më shumë aktivitetet artistike dhe kulturore tek fëmijët.